2 milionë lloje kërpudhash priten të identifikohen në mbarë botën nga shkencëtarët
Më shumë se 2 milionë lloje kërpudhash presin të identifikohen në mbarë botën në atë që shkencëtarët e kanë quajtur "një kufi i ri zbulimi" për jetën në Tokë.
Bazuar në këtë zbulim,Studiuesit paralajmërojnë gjithashtu se shumica dërrmuese e zbulimeve të reja të bimëve janë specie të rrezikuara.
Nga banorët e mikrobiomës njerëzore e deri te organizmi më i madh tokësor i njohur në planet, kërpudhat janë të dytat pas jovertebrorëve në shumëllojshmërinë e tyre – ato gjenden në ajër, brenda bimëve dhe kafshëve, dhe në tokë dhe oqean.
Më shumë se 90% e tyre mbeten të panjohura për shkencën, sipas studiuesve në Kopshtin Botanik Mbretëror Britanik, të cilët kanë publikuar një vlerësim të ri të diversitetit të kërpudhave si pjesë e një raporti mbi shëndetin e bimëve dhe kërpudhave në botë, duke zbuluar se ka ndoshta rreth 2.5 milion lloje me vetëm 155,000 të identifikuar deri më tani.
Studiuesit vlerësojnë se identifikimi i më shumë specieve mund të çonte në përparime në mjekësi, bujqësi dhe inxhinieri, si dhe të ndihmonte në një kuptimi më të mirë të sëmundjeve njerëzore.
Teknikat e përdorimit të ADN-së kanë revolucionarizuar kërkimin e kërpudhave, shumë më tepër se bimët dhe kafshët.
Shumë sëmundje njerëzore tregohet se shkaktohen nga kërpudhat ose nga një çekuilibëri krijimit të tyre.
Kërpudhat nëntokë lidhin pemët dhe vendosin marrëdhënie simbiotike me rrënjët e pemëve duke shmëbyer lëndë ushqyese dhe ujë.
Me siguri as ju nuk keni shpëtuar prej tyre.
