Macron: Ka gjasa që Hamasit t’i jetë ofruar ndihmë

HAMBURG – Presidenti francez, Emmanuel Macron e konsideroi “të mundshme” sot që Hamasi të kishte përfituar nga “ndihmat” në operacionin e tij kundër Izraelit, ndërsa theksoi se nuk kishte “gjurmë formale” të një “përfshirjeje të drejtpërdrejtë” të Iranit.

“Ka të ngjarë që të ketë pasur ndihmë për Hamasin dhe bashkëpunim”, tha ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Hamburg.

”Nuk kam asnjë koment për të bërë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Iranit, nga e cila nuk kemi asnjë gjurmë formale”, shtoi ai.

Edhe sekretari amerikan i Shtwetit, Antony Blinken deklaroi të dielën se deri tani nuk ka dëshmi të përfshirjes së Iranit në këtë konflitk.

”SHBA nuk ka parë deri tani dëshmi se Irani qëndron pas sulmit kundër Izraelit”, deklaroi Blinken, megjithatë duke theksuar marrëdhëniet midis Teheranit dhe Hamasit.