Ngjarje tronditëse në jug të Izraelit, terroristët e Hamasit masakrojnë 40 foshnja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2023, 18:29
Një prej ngjarjeve më tronditëse prej nisjes së konfliktit të armatosur të shtunën mes terroristëve të Hamasit dhe Izraelit është regjistruar në zonën e Kibbutz Kfar Aza, në jug të Izraelit.
Sipas autoriteteve izraelite forcat e Hamasit kanë kryer një masakër duke i marrë jetën 40 foshnjave.
Sipas mediave të huaja raportohet se foshnjat janë vrarë duke u prerë kokat, ndërsa luftimet e ashpra vijojnë në të gjthë rajonin.
Ushtarët izraelitë në vendngjarje thonë se nuk e dinë ende se sa civilë kanë vdekur, megjithatë autoritetet shprehen se disa familje, duke përfshirë 40 foshnjat dhe fëmijë të mitur, janë po ashtu në mesin e të vdekurve.
