Plagë mjerimi/ E gjallë, me djalin në jetimore - Sfidat e 26-vjeçares për të përballuar jetën: Ëndrra ime, të kem djalin pranë meje

Një nënë e re 26 vjeçe tregon se prej vitesh djalin e saj e ka dorëzuar në shtëpinë e fëmijës pasi nuk ka shtëpi ku t'i sigurojë atij një të ardhme të mirë. Ajo apelon për ndihmë ku ti sigurojnë një strehë që më pas të marrë fëmijën e saj, një ëndërr që e ka prej vitesh…

Romina Tota, sot 26 vjeçe, lindi në një familje të varfër në një shtëpi pa dyer dhe dritare. Fëmijëria e saj ishte tejet e vështirë.

Para 7 vitesh ajo u martua me shpresën për një të ardhme më të mirë, por fati nuk deshi.

“Kam vuajtur shumë, shumë”, thotë ajo.

Martesa e saj nuk zgjati dhe ajo u divorcua dhe pse ishte shtatëzane në pritje të djalin të saj që sot është 7 vjec.

“Po sot është 7 vjeçe, dhe është futur këtë vit në shkollë”, thekson Romina.

Thotë se ajo nuk mundet ti ofronte djalit të saj një jetë të mirë e u detyrua ta dërgojë atë në shtëpinë e fëmijës ku të paktën vogëlushit të mos i mungonte stehimi dhe ushqimi.

“Në Tiranë e kam djalin. Atje tek Shtëpia e Fëmijës. E çova se nuk kam kushte ta mbaj këtu”, thotë ajo.

Në mes të gjitha sfidave dhe vështërsive Romina thotë se po përpiqet të punojë me shpresën për një ardhme më të mirë për të dhe djalin e saj.

Ëndrra e saj më e madhe është që të arrijë t’i sigurojë djalit gjërat bazë e ta ketë në krahët e saj ndaj kërkon ndihmë tek të gjithë ne.

“Të jetoj si njeri dhe unë. Ta kisha djalin tim afër, nuk do doja asgjë tjetër në këtë jetë. Dhe më thotë sa herë që shkoj: Kur do më marrësh? Më mungon shumë”, shprehet 26-vjeçarja.