Forcat izraelite shkatërrojnë stacionin e policisë ku fshihen terroristët e Hamasit

Videoja e publikuar tregon forcat izraelite duke shkatërruar një stacion policie në qytetin e Sderot ku besohet se fshihen terroristët e Hamasit.

Siç raporton Times of Israel, është ende e paqartë se sa terroristë mbeten brenda ndërtesës për momentin.

Por po ashtu dhe numri i policëve izraelitë që u vranë ose u plagosën gjatë sulmit të terroristëve në stacionin policor këtë mëngjes, gjithashtu mbetet i panjohur. 

Qyteti izraelit Sderot, i vendosur pranë kufirit me Gazën, është një nga zonat e Izraelit të shënjestruar nga terroristët e Hamasit gjatë sulmit të sotëm.