Izraeli shtrin gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin

Ministri izraelit i Mbrojtjes,0 Yoav Gallant ka shtrirë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin kombëtar, njoftoi zyra e shtypit e  Gallantit.

Deri vonë, urgjenca ishte e kufizuar në një rreze prej 80 kilometrash nga Rripi i Gazës.

Ndërkohë, Ministria izraelite e Shëndetësisë ka përditësuar numrin e të plagosurve pas sulmit në Gaza duke e çuar në mbi 1 400.

Sipas të njëjtit burim, 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Numri i të vdekurve në Izrael si pasojë e sulmit nga Gaza është rritur në 200.

50 izraelitë po mbahen peng nga milicia e Hamasit.

Numri i përditësuar i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur në 232.