Përplasi një fëmijë me makinë, publikohen pamjet e aksidentit të Ministres Rozeta Hajdari në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 21:41
Pamjet e aksidentit ku ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari janë bërë publiken ditën e sotme. Aksidenti ka ndodhur më 10 prill të vitit të kaluar ku, Hajdari me makinë kshte aksidentuar një fëmijë.
Kur aksidenti u raportua në media, pas një kohe ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se një fëmijë u përplas në veturën e saj.
Deklarata e Hajdarit nuk është mirëpritur në publik. Sidoqoftë, ajo ka thënë se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente. KosovaNews ka publikuar sot një video ku shihet momenti i aksidentit.
