U tentua skenari “i Krimesë”, Hoxhaj: Serbia “luftën diplomatike” e ka shndërruar në opsion ushtarak
Ish shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj ndan qëndrimit se më 24 shtator Serbia synoi aneksimin e veriut me skenarin rus të Krimesë! Ai vlerëson se Serbia “luftën diplomatike” e ka shndërruar në opsion ushtarak, ndaj thotë se Kosova duhet të bëhet pjesë e NATOS para integrimit në BE
Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Zveçan kishte synim aneksimin e pjesës veriore siç ndodhi me Krimenë në vitin 2014 nga Rusia.
Thekson tentativa u shmang nga policia e Kosovës, por nuk e përjashton mundësinë që skenari të përsëritet.
Ish shefi i diplomacisë së Kosovës vlerëson se krahas “luftës diplomatike” që e përdor Serbia kundër Kosovës, në mendje e ka edhe opsionin ushtarak
Kritika ka edhe ndaj Bashkimit Evropian për atë që e cilëson amnisti për sulmin terrorist të Basnjkës. Ish-kryediplomati i Kosovës në një intervistë për Ekonomia ONLINE thekson anëtarësimin në NATO, para atij në BE.
