"Nuk jam mirë", Sara Berisha harron në shtëpi...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2023, 14:40
Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV", Sara Berisha është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit kombinime të ndryshme veshjesh.
Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka shprehur një problem që ajo e has sa herë bëhet gati për një udhëtim 2-ditorësh, dhe ai ka të bëjë me kombinimin e veshjeve.
Duke folur rreth kësaj teme ajo kujton se ka harruar vathët në shtëpi.
Mësohet nga Einxheli, se Sara ka qenë rrugës për në aeroportin e Rinasit për të pritur partnerin e saj Dj PM dhe mikun e tij Dagz.
