Plane të reja? Efi i hedh sytë larg botës së ekranit

Ish-finalistja e spektaklit televiziv "BBV2", Efi Dhedhes, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku poston momente nga përditshmëria e saj si dhe planet që ajo ka për të ardhmen.

Të mërkurën, Efi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku u pyet për gjëra të ndryshme, dhe një ndër to ishte se çfarë projektesh ka në plan për të ardhmen.

"Projekti i ri që po merrem, është një biznes i ri që po hap, i cili do të jetë një studio tatuazhesh. Shumë shpejt do iu informojë për projektin, por gjëra të bukura po vijnë", tha Efi në video.