Presidenti i Panairit të Librit të Frankfurtit Juergen Boss në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Presidenti i Panairit të Librit të Frankfurtit Juergen Boss, një nga emrat më të rëndësishëm në industrinë e librit botëror, ka qenë i pranishëm dje në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në kuadër të tetorit të librit dhe tetorit gjerman. “Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe!”, quhet ekspozita me 300 libra nga letërsia gjermane, e hapur dje në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, nga Panairi i Librit të Frankfurtit, me praninë e Presidentit të këtij panairi Z. Juergen Boss, ambasadorit gjerman në Tiranë Z. Bergner, shkrimtarit Robert Menasse dhe njerëzve të letrave.

Presidenti i Panairit të Librit të Frankfurtit Juergen Boss në

Boss përgëzoi punën e bërë nga Qendra në krijimin e partneriteteve, duke pranuar se shumë njerëz ishin befasuar kur mësuan udhëtimin e tij për në Shqipëri “Pse Shqipëria?” Kjo pyetje më është bërë shumë ditët e fundit në Gjermani, kur përmenda se do të vija këtu për vizitë, tha ai. “Se hapësira gjuhësore e shqipes shtrihet përtej Shqipërisë në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe inkurajon diversitetin në letërsi. Se shumë shtëpi botuese dhe librari janë ngritur këtu që nga viti 1991. Kur më në fund ato patën mundësinë të frymëmerrnin ajrin e shprehjes së mendimit të lirë. Se autori shqiptar Ismail Kadare – i njohur edhe në Gjermani – e merr materialin për veprat e tij– nga një jetë mes totalitarizmit dhe trazirave politike.

Dhe sepse do të doja të shihja – në vlerësim më të madh të stendave të deritanishme në Frankfurt – edhe më shumë letërsi shqipe në panairin e librit në një të ardhme të afërt”, tha Boss. Por përpara se të vijë plotësimi i kësaj dëshire, vjen fillimisht në Shqipëri letërsia gjermane: Ekspozita “Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe!” ka udhëtuar tashmë nga Taipei përmes Tbilisit dhe Tel Avivt, për pasur stacionin e saj tani këtu në Tiranë. “Dhe jo se ka pasur ndonjë udhëzim nga Ministria e Jashtme për të udhëtuar vetëm në qytete që u fillon emri me germën “T”. Por tani diçka serioze: Kulla ndriçuese (fari i kësaj ekspozite është Erich Maria Remarque, klasiku i letërsisë kundër luftës me: “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”.

Një vepër që nacional-socialistët e konsideruan aq të rrezikshme në atë kohë, sa që me sa duket iu desh ta ndalonin dhe ta digjnin publikisht. Do të doja që një letërsi e tillë kundër luftës të luante ende një rol vendimtar në sistemin arsimor klasik sot. Por fatkeqësisht nuk ndodh kështu. Me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, ne na duhej të jepnim një shembull teksa kuronin TREGIMET tona GJERMANE: Me koleksionin “Dhe Paqja – Politika e Paqes në librat gjermanë” nuk po nderojmë vetëm veprën jetësore të Erich Maria Remarques. Ne gjithashtu po prezantojmë veprat aktuale për luftën dhe paqen, për revoltën dhe pacifizmin: nga kolonializmi gjerman te maskuliniteti i ri e deri te lëvizja Fridays For Future.”, tha Boss në fjalën e tij.

Shumë nga rreth 300 tituj janë në dispozicion tuaj edhe në përkthimin shqip. Sepse edhe nëse “gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe”, siç thotë titulli i ekspozitës: ndonjëherë jeta është shumë e shkurtër për mësimin e Gramatikës Gjermane, u shpreh ai me humor.” E ardhmja depërton brenda nesh shumë kohë përpara se ajo të vijë“, thoshte Rilke. Dhe duket sikur kjo hapësirë e kishte parandjerë këtë ekspozitë, pasi vetëm disa muaj më parë, ne hapëm këtu një ekspozitë me imazhe të botimeve gjermane në shqip, për të nderuar gjithë përkthyesit nga bota gjermanofolëse, që i kanë kushtuan jetën marrëdhenieve mes dy kulturave.Ndaj, më lejoni tju urojë mirëseardhjen dhe ti urojë kësaj ekspozite një udhëtim të bukur me lexuesin shqiptar, që gjithnjë e ka dashur letërsinë që ka ardhur nga vendi juaj, dhe është mbështetur tek ajo plot shpresë atëherë kur kufijtë ishin mbyllur, dhe libri ishte e vetmja hapësirë që na bënte bashkë“, u shpreh Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

Presidenti i Panairit të Librit të Frankfurtit Juergen Boss në

Në vitin 2009, kur Kina ishte “vendi mysafir” i Panairit të Librit në Frankfurt, Boos pati polemika. Pas një proteste të delegacionit zyrtar kinez, Boos përjashtoi dy shkrimtarë disidentë kinezë nga një simpozium. Boos më vonë e ndryshoi vendimin e tij, duke shkaktuar një tjetër protestë nga kinezët. Në vitin 2015, Boos ftoi Salman Rushdie të ishte folës në konferencën për shtyp në hapjen e Panairit të Librit në Frankfurt. Qeveria iraniane protestoi kundër kësaj ftese dhe Ministria iraniane e Kulturës e anuloi praninë e tyre në panair në minutën e fundit.