Tetori i librit, Gjoka: Pas pandemisë çmimet e librave janë rritur, bibliotekat janë të amortizuara
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 3 Tetor 2023, 10:43
Albert Gjoka, menaxher i Bukinist ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për tetorin e librit. Gjoka theksoi se pas pandemisë çmimet e librave janë rritur.
"Familjet shqiptare harxojnë shumë për edukimin e fëmijëve. Ka shkolla të cilat janë të hapura ndaj librit. Ta ndryshojmë mënyrën në hapësirën publike se si flasim për librin.
Pas pandemisë, ka pasur një prirje të çmimeve të librave për tu rritur. Duhet të promovohen bibliotekat. Bibliotekat në vendin tonë janë të amortizuara", tha ndër të tjera Gjoka.
