Helmeta e Anthony Daniels e mbajtur në filmin e parë të ‘Star Wars’ del në ankand
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 13:53
Një helmetë C-3PO e mbajtur nga Anthony Daniels në filmin e parë të ‘Star Wars’ pritet të shitet 1 milion funte në ankand muajin e ardhshëm.
Helmeta e artë përfshihet në një koleksion prej më shumë se 1800 kostumesh, objektesh dhe relikesh nga filmi dhe televizioni, që do të dalin në shitje për koleksionistët në Londër nga 9 deri më 12 nëntor.
Ankandi organizohet nga Propstore me artikuj nga seritë e filmave Indiana Jones, James Bond dhe A Nightmare On Elm Street dhe nga filmat Titanic, Gladiator dhe Blade Runner dhe vlerësohet të ketë një vlerë totale prej mbi 12 milionë funte.

