Festivali ndërkombëtar letrar i të rinjëve, "Tirana Gate 2023" nis edicionin e tretë

Nën moton “Përballë”, Festivali ndërkombëtar letrar i të rinjve, “Tirana gate 2023” nisi edicionin e tretë.

E jo përballë, por në krah të njëri-tjetrit u vunë shkrimtarë shqiptar, malazezas e serbë.

Në panelin e parë ishin të ftuar gazetari Enkel Demi, shkrimtari malazez Andrej Nikolaidis, autori Arian Leka dhe autorja Ivona Djuric nga Serbia.

Ata diskutuan rreth temës “Ne dhe Ata”, Qiejt e ndarë të Europës. Pse Perëndimi nuk e kupton Lindjen? Duke ndarë këndvshtrimin e përbashkët që të gjithë na lidh fakti që jemi ballkanas.

Aktiviteti kulturor i hapur për gjithë adhuruesit e rinj të letërsisë zhvillohet në ambientet e Muzeu Historik Kombëtar nga ora 10:30-19:30

28 Autorë shqiptarë dhe të huaj do të jenë të pranishëm deri më 6 tetor për folur mbi librat e tyre. Tema e këtij viti për festivalin ‘Përballë”, përfshin diskutime për të gjendurit përballë njëri tjetrit apo edhe përballë vetvetes.