PS rezolutë në Kuvend për dënimin e sulmit në Banjskë: Serbia të heqë dorë nga veprimet luftënxitëse
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 10:58
Partia Socialiste ka miratuar një rezolutë për dënimin e sulmit me armë në veri të Kosovës, Banjskë, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj Policisë. Për pasojë nga sulmi mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në rezolutën në fjalë, socialitët shprehin shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit.
Mes të tjerash në rezolutë thuhet se Serbia të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse.
“Serbia të hapë hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve”, citohet në rezolutë.

