Protesta e "Mjekësisë", mjeku Alimehmeti, studentja dhe Xhemollari nga qëndresa qytetare tregojnë problemet e universiteteve
Doktor Ilir Alimehmeti, Donika Klenja, studente ekselente në Angli dhe Rigels Xhemollari nga qëndresa qytetare në një intervistë për Ora News folën për nisjen e vitit të ri akademik, dhe problemet që u hasën që në ditën e parë.
Alimehmeti u ndal tek protesta e studentëve të mjekësisë, ku theksoi se studentët po ikin se këtu nuk gjejnë kushtet për të punuar.
Ndërsa studentja e ekselencës në Angli, Klenja u shpreh se në Shqipëri nuk mund të rritej profesionalisht.
"Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë. Është bërë një ligj i përshpejtuar. Studentët po ngrihen për të drejtat e tyre. Studentëve të mjekësisë iu është vënë në barrë në kurriz, që të mbahen me detyrim për të punuar për një farë kohë pasi të mbarojnë studimet.
Studentët ikin se këtu nuk gjejnë kushtet për të punuar. Studentët e mjekësisë kanë mungesë kurajo", tha ndër të tjera doktor Alimehmeti.
"Studentimet në Angli janë privilegj dhe fat. Kualiteti i kërkimeve në Shqipëri nuk është në ninvelin ku unë të rritem profesionalisht.
Një vit pasi kreva studimet në Angli, u ktheva në Shqipëri për të bërë një intership por aty edhe stafi kishte nevojë për trajnim. Nuk mund të rritesha profesionalisht në Shqipëri", tha ndër të tjera Klenja.
"Jemi në një krizë të arsimit të lartë. 46% e kuotave të përgjithshmë kanë mbetur bosh. 3 mijë studentë më pak kanë aplikuar në universitete", tha ndër të tjera Xhemollari.
