“Kioskë diplomash” Muka: Kemi universitete me cilësi të dobët, edhe ministra janë me plagjiaturë

Në një intervistë për Ora News, studiuesi Taulant Muka u shpreh se ne kemi mbi 40 universitetet edhe pse jemi një vend i vogël dhe ky numër i madh me një cilësi i dobët.

Ai tha se në Gjermani universitetet janë më të mirë në botë, ndërsa në vendin tonë akoma nuk ka reflektim, por promovohen ministra skandalesh.

Muka: Ne kemi mbi 40 universitetet edhe pse jemi një vend i vogël dhe ky numër i madh me një cilësi i dobët duhet të kishte një reflektim për riorganizim të universiteteve. Tashmë të rinjtë po e braktisin të rinjtë sepse duan një jetë më cilësore. Kostoja e jetës në Gjermani është njëlloj si në Tiranë po ta marrësh.

Në Gjermani universitetet janë më të mirë në botë, ndërsa në vendin tonë akoma nuk ka reflektim, por promovohen ministra skandalesh dhe që kanë doktoraturat plagjiaturë. Unë i mbështes studentët në protestën e tyre. Universiteti i mjekësisë nuk kanë e-mail zyrtar, duken si kioska që japin diploma. Prandaj është e natyrshme që të kërkohen kushte më të mira.