Zjarri në Darëzezë të Fierit, Peleshi zbret në terren: Një nga vatrat më problematike
Një ndër vatrat më problematike dhe më kaotike të zjarrit me të cilat jemi përballur deri më sot. Kështu e ka cilësuar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zjarrin disa ditor në masivin pyjor të Pishë Poro- Darëzezë teksa ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën.
Për ministrin Peleshi ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj Grek, ka ndihmuar për vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre.
Ministri Peleshi ka pohuar gjithashtu se krahas operacionit nga ajri do të vijojë edhe operimi në terren i të gjitha forcave operacionale. “ Ne do jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete dhe logjistike deri në eleminimin e plotë të zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe të madhe në këtë masiv pyjor.
“Ne do të jemi me të gjitha forcat e mjetet tona, edhe me shtesa nëse duhet deri në përfundim. Kemi kërkuar të na mbështesin partnerët. Ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar, e kemi vlerësuar kur duhej. Duhet të heqim mentalitetin që helikopteri shuan zjarret. Por ka zjarre si të kësaj natyre ku është më e rëndësishme të ndërhyhet nga terreni. Në krye të punës kemi qenë, e kërkuam kur pamë se ishte i nevojshëm.
Situata është shumë serioze shumë kritike, është një ndër situatat më kritike që kam parë.
Ne do jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete , dhe logjistike deri ne eliminimin e plote te zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe te madhe në këtë masiv pyjor.- tha Peleshi.
Pyetjes a duhej ndërhyrë me parë nga ajri, Peleshi iu përgjigj se ne kemi qenë dhe do të jemi këtu. Çdo ndërhyrje ka rëndësinë e vet si nga ajri ashtu edhe nga toka, por specifika që paraqet ky zjarr e ka të domosdoshme veçanërisht ndërhyrjen nga toka, gjë të cilën kemi bërë që ditën e parë të zjarrit.
