SIGAL pranë qytetarëve, klinika lëvizëse në Tamarë, qytetarët falenderojnë kompaninë për kontributin në shëndet

Klinika lëvizëse SIGAL UNIQA Vital Truck, e para në vend dhe rajon, mundësuar nga kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, nën idenë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, ishte në fshatin turistik të Tamarës.

Nën moton “Më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, qindra banorë të zonës së Kelmendit përfituan nga kjo mundësi e artë e ofruar nga Sigal.
Dr. Erjeta Ashiku, drejtuese mjekësore e Klinikës, foli mbi rëndësinë që kanë kontrollet periodike mjekësore për të parandaluar sëmundje të ndryshme.

"Të parandalosh një sëmundje është më lehtë që të shërosh atë. Ky është mesazhi që Sigal kërkon të japë", tha Ashiku.
Falenderues ndaj Sigal dhe drejtuesit të saj Avni Ponari u shprehën edhe banorët e zonës.

"Falenderojmë Sigalin që erdhi deri në Tamar për të na vizituar", tha një nga banoret.

Që prej vitit 2015 kur edhe u ndërtua, “SIGAL UNIQA Vital Truck” ka qenë në çdo skaj të Shqipërisë, duke kryer me mijëra vizita dhe ekzaminime falas jo vetëm për klientët e saj të shumtë por edhe për qytetarë
të ndryshëm.

Vizitat e Klinikës Lëvizëse synojnë edhe njohjen e qytetarëve të Shqipërisë, në çdo skaj të saj, me produktet novatore që ofron kompania më e madhe e sigurimeve, edhe në sigurimet e Shëndetit.