Situata e Osimhen tek Napoli, Real Madrid dhe klubet arabe gati për "sulm" në janar

Victor Osimhen ka qenë në qendër të një situate të pakëndshme me klubin e Napolit.

Së fundmi, klubi shpërndau një video në TikTok ku Osimhen humbi një penallti ndaj Bolognas dhe dëgjohej një zë në video që thërriste “Më jep penallti të lutem”. Edhe pse klubi e fshiu video menjëherë agjenti i lojtarit kërcënoi veprime ligjore ndaj klubit.

Më pas lojtari fshiu disa postime me bluzën e Napolit në Instargram duke përfshirë foton e fitimit të titullit sezonin e shkuar. Ky është një sinjal i qartë i ndarjes së lojtarit me klubin.

Në këtë situatë, vetë nigeriani mund të kërkojë largimin nga Napoli në muajin janar.

Sipas “Daily Mail” disa klube po interesohen për gjendjen e sulmuesit. Mes tyre janë disa klube nga Arabia Saudite si dhe Real Madrid. Gjithashtu situata po monitorohet edhe nga Chelsea.