VIDEO/ “Çmenduri” në “Palma de Mallorca”, Muriqi gol dhe asist, Barça në disavantazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 22:39
Pjesë e parë e çmendur mes Mallorcas dhe Barcelonës. Në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca) vendasit po fitojnë 2-1, në një sfidë spektakolare.
Në minutën e 8-të, një gafë në prapavijë e katalanasve bën që vendasit të marrin epërsinë. Ishte Vedat Muriqi që shfrytëzoi më së miri një asist të Sanchez, për të kaluar topin pas shpinës së Ter Stegen.
Katalanasit gjetën golin e barazimit me Raphinhan në minutën e 41-të, por gëzimi zgjati pak. Vedat Muriqi u shfaq përsëri protagonist në shtesën e fraksionit të parë, këtë herë me asist për Prats.

