Granit Xhaka feston ditëlindjen, partnerja i bën urimin romantik

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka,  feston ditën e sotme 31 vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë, ku urimet për mesfushorin kanë qenë të shumta.

Vëmendjen e ka tërhequr një urim romantik, i bërë nga bashkëshortja e lojtarit, Leonita, e cila ka postuar një video ku shfaqet së bashku me Xhakën dhe shkruan: "Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të dua!

Kjo nuk është hera e parë që Leonita dhe Graniti i bëjnë dedikime të veçanta njëri-tjetrit, pasi kemi parë ta bëjnë disa herë këtë. Kujtojmë se futbollisti dhe partnerja e tij janë prindër të dy vajzave.

Granit Xhaka feston ditëlindjen, partnerja i bën urimin romantik

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LEONITA XHAKA (@leonita.x)