Kukësi “zhyt” opozitën, Elezi: Kandidati i PS-së, ishte anti-tezë e Safet Gjicit. PD-ja u bashkua në një imoralitet politik

Ibsen Elezi, ish-kryetar i Partisë Demokratike në Kukës në një intervistë për “Ora Neës” u shpreh se Partia Socialiste solli në zgjedhjet e së dielës një figurë që ishte anti-tezë e Safet Gjicit, ndaj dhe kjo nuk ndikoi në votime.

“Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe opozita sollën një figurë që ishte pjesë e imoralitetit politike dhe i përfolur gjerësisht nga opinioni në Kukës.

Fakti që PD-ja u bashkua në një imoralitet politik prodhoi dhe më pak se 2 mijë vota në Kukës.

PD-ja u dekompozua në figura që nuk kishin asnjë rezultat tek ajo. PD-ja ka humbur ccdo bastion të saj më 14 maj dhe ende nuk ka një analizë për këtë, por merren akoma me fakte për vjedhje votash. Por ccfarë faktesh janë?

Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha nuk janë personazhe, ose personazhe që janë në metamorfozë dhe nuk mundet të analizohen dot. Janë persona që njëherë dalin si gjarpër, herë tjetër si hardhucë. Zoti Bardhi ligjërisht është në gjyq me Partinë Demokratike të z. Basha për vulën.

Berisha me z. Bardhi ka pranuar një Kuvend si ai i 11 dhjetorit, që u shpall si antiligjor dhe antistatutor. Këta nuk kanë respekt për votën e tyre në një institucion demokrat.

Edhe z. Basha i ka mashtruar të gjithë njerëzit që janë në PD. Dikë e ka mashtruar njëherë, dikë tjetër me dhjëtera herë. Dhe kushdo që i bashkohet nuk do bëhet asgjë më shumë se sa meme. Basha ka ngritur një parti komike”, tha Ibsen Elezi.