Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Kryeministri Edi Rama niset sot në një vizitë zyrtare drejt  Italisë. Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare të zhvillojë një takim me homologen e tij Italiane, Giorgia Meloni.

Mësohet gjithashtu se Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit italian.

Po ashtu bëhet e ditur se Rama nuk do të marrë pjesë në homazhe që do të kryhen në nder të ish-presidentit Napolitano.

Kujtojmë që gjatë kësaj vere kryeministrja e Italisë së bashke me familjen e saj zgjodhi që disa ditë pushimi t’i kalojë në jug të Shqipërisë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ku patën edhe disa takime së bashku.