VIDEO/ Fillon ankthi në Kukës, numëruesit nisin punën, Celibashi ka një mesash për ta
Të gjitha kutitë, që përmbajnë rreth 50% të fletëve të votuesve janë dorëzuar në KZAZ numër 11, nga ku do të bëhet dhe numërimi.
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi thekson përmes rrjeteve sociale se:
"KQZ Shqiperi njofton se ka filluar procesi i numërimit të votave në VNV 11, Bashkia Kukës. Numërimi duhet të vazhdojë në mënyrë të pandalur derisa të përfundojë edhe kutia e fundit e votimit. Përveç ekipit të inspektorëve në terren, në qendrën operacionale të KQZ po ndiqet me video/audio çdo moment i procesit të numërimit", thekson Celibashi.
Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.
Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.
Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.