Përfundon orari i votimit në Kukës, KQZ: Deri në orën 19:00 votuan 45.70 % e zgjedhësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 19:37
Ka përfunduar orari zyrtar i votimit në Bashkinë e Kukësit, ku po votohet për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Sipas përditësimit të realizuar nga KQZ, deri në orën 19:00 kanë votuar 45.70 % e zgjedhësve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi pjesëmarrjen në votime, kanë raportuar 54 Qendra Votimi nga 74 gjithsej.
Konkretisht nga 41 816 zgjedhës në qendrat e raportuara kanë votuar 15 736 zgjedhës.
Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
