Zgjedhjet në Kukës, voton kandidati i PS: Qytetarët të dalin në votime, zgjidhni alternativën më të mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 09:44
Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka votuar, ndërsa ka pasur edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.
“Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje në votim, për të votuar një djalë që do i shpërbej Kukësit. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell.
I ftoj të votojnë alternativën më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.
