Zgjedhjet në Kukës, "BF" denoncon: Patronazhistët dhe drejtorët e shkollave e hipotekave po devijojnë votën

Stafi i kandidatit "Bashkë Fitojmë", Emri Vata ka denoncuar parregullsi në zgjedhjet e Kukësit. Sipas "BF", patronazhistë, drejtorë shkollash e hipoteke janë pranë qendrave të votimit për të devijuar dhe manipuluar votën e qytetarëve. 

Patronazhistët e Rilindjes janë sot në krye të detyrës së ngarkuar nga partia në Kukës, edhe pse në kundërshtim të hapur me ligjin.

Në përpjekje për të kontrolluar, devijuar, manipuluar dhe shantazhuar votën, drejtorë shkollash e Hipoteke, të postës apo dogainerë, janë fotografuar sot nga mbështetësit tanë dhe qytetarët kuksianë në qendrat e votimit.

Kodi zgjedhor dhe vendimet e KQZ e thonë qartë: nuk lejohen persona te pa autorizuar brenda nje perimetri prej 150 m rreth Qendrave të votimit.

U bëjmë thirrje këtyre patronazhistëve që paguhen me taksat e kuksianëve, qofshin këta socilaistë apo demokratë, të largohen menjëherë!

I bëjmë thirrje policisë të jetë në krye të detyrës dhe të përballet me cdo shkelje të kodit zgjedhor dhe vendimeve të KQZ.

I garantojmë të gjithë të përfshirët dhe të interesuarit se Partia Demokratike do të grumbullojë të gjitha provat për Kukësin, siç ka bërë për gjithëS hqipërinë në Librin e zi të Zgjedhjeve dhe do ti paraqesë në OSBE-ODHIR dhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Përvec sensibilizimit të ndërkombëtarëve, emër për emër e foto për foto, ne do ti padisim në prokurori për krime zgjedhore patronazhistët e Ramës në Kukës.

Fytyrat dhe emrat e tyre do të jenë shumë shpejt në Murin e Turpit të Zgjedhjeve të 2023 që do të qarkullojë publikisht, me identitetin e plotë të atyre që kanë prekur dhe prekin zgjedhjet.

Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje!