Vrasja e policit në Kosovë, Meta: Ngjarja e rëndë tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e policit në veri të Kosovës.

Përmes një postim në Facebook, Meta ka dënuar sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës, teksa ka theksuar gjithashtu se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri. Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.

Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, ka shkruar Meta.