Chelsea nuk ndryshon kurs as pas rikthimit të Brojës, tjetër humbje në kampionat, Liverpool ia del në shtëpi

Chelsea nuk e ka ndërmend të rikthehet te rezultatet pozitive.

Blutë e Londrës u mundën 0-1 nga Aston Villa, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin.

Takimi u vendos nga një kundërsulm i ekipit nga Villa Park, i shfrytëzuar në maksimum nga Watkins në minutën e 63-të.

Në fund pati minuta edhe për Brojën, i cili u rikthye nga dëmtimi.

Liverpool has vështirësi ndaj West Ham, por ia del të shkojë të suksesi.

Ekipi i Klop triumfoi 3-1, në takimin e luajtur në Anfield.

The Reds shënuan 3 herë me autorë të ndryshëm si Salah, Nunez dhe Jota, ndërsa West Ham ndëshkoi me Bowen.