VIDEO/ Mbrojtësi i Juventusit realizon një ndër autogolat më qesharak

Juventusi pësoi një humbje të rëndë përballë Sasuolos me rezultatin 4-2, aty ku ra në sy mbrojtja e dobët e bardhezinjve.

Goli i katërt i Sassuolos erdhi pas një autgoli tepër të çuditshëm nga mbrojtësi italian, Gatti.

Szczesny dërgoi topin te shtatëlarti, por ky i fundit në presion e sipër, nga një distancë e konsiderueshme, e kthen topin pasi duke e dërguar në portën e tij.

Ky është një autgol tepër qesharak që mori vëmendjen e të gjithë mediave italiane, por edhe rrjeteve sociale të cilat shpërthyen menjëherë.