Super Sassuolo, fiton me "poker" ndaj Juventusit

Sassuolo ka mundur me rezultatin 4-2 Juventusin. Në sfidën që u zhvillua në fushën e Sassuolos në Mapei, ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 12-të me Lauriente.

Por në minutën e 21 Juventus barazoi falë një autogoli të Vinas. 4 minuta nga fundi i pjesës së parë Berardi kaloi sërish në avantazh Sassuolon dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës Chiesa barazoi në minutën e 78-të. Por vetëm 4 minuta më vonë Pinamonti shënoi duke i dhënë sërish avantazhin Sassuolos. Në minutën e 95-të një autogol i Gatit fundosi Juventusin, me Sassuolon që mori tre pikët.