Manchester City fiton edhe me 10-të lojtarë, Rodri "skuqet" pas një sherri në fushë

Manchester City ka marrë fitoren e 6-të në po kaq ndeshje. "Citizens" fituan në shtëpi 2-0 ndaj Nottingham Forest.

Manchester City goditi 2 herë brenda 15 minutave të para me Alvarez dhe Halaand. I pari që shënoi ishte sulmuesi argjentinas që në minutën e 7-të. Më pas në minutën e 14-të ishte rradha e Halaand për të tundur rrjetën.

Me fillimin e pjesës së dytë, situata u bë pak e vështirë për Cityn pasi Rodri u ndëshkua me karton të kuq pas një sherri në fushë. Por pavarësisht kësaj, djemtë e Guardiolas e mbrojtën me fanatizëm avantazhin dhe morën tre pikët e rradhës.

Në dy ndeshjet e tjera, Crystal Palave barazoi pa gola me Fulham, ndërsa Wolves nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Luton.