Xhaxhai i policit të vrarë: Dhimbje dhe krenarë! Shkoi në punë për të mbrojtur atë tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 16:22
Gani Bunjaku, xhaxhai i Afrim Bunjakut, policit të vrarë në veri të Kosovës, tha se ndjejnë dhimbje, por edhe krenari.
Ai u shpreh se i ndjeri ka shkuar me gjithë vullnetin në punë.
“Ndjejmë dhimbje, por edhe kemi krenari sepse i ndjeri prej që e ka marrë pozicionin e udhëheqjes së stacionit në Zveçan, ai me gjithë vullnetin ka shkuar në punë me mbrojtë atë tokë e me mbisundu ligji në atë pjesë”, u shpreh ai.