Vrasja e policit në Kosovë, Lajçak: Autorët të dalin para drejtësisë, të gjithë t'i kthehen dialogut menjëherë

Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për sulmin në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një polic. Lajçak në reagimin e tij, thekson se autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe se të gjithë duhet ti kthehen dialogut menjëherë.

Reagimi i Lajçak:

Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t'i kthehen dialogut menjëherë