Gërvalla reagon ashpër ndaj Borell: Çfarë turpi - asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve?

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz i ka reaguar ashpër kryediplomatit të BE-së, Josep Borelll, për reagimin e tij ndaj vrasjes dhe plagosjes së policëve në veri të vendit.

Gërvalla është çuditur me reagimin e Borellit, të cilit i ka thënë se “terroristët vrasin policinë”, ndërsa sipas saj, Borell po bën thirrje ndaj “të gjithë aktorëve”.

Me tej, Gërvalla ka thënë se Borell nuk e ka thënë asnjë fjalë mbështetje ndaj Policisë së Kosovë. Gërvalla e ka cilësuar si të turpshme reagimin e Borellit, duke shtuar se “si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë - dhe ju thërrisni "të gjithë aktorët"? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si "armiqësore"? Sa turp. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?” – ka shkruar ajo në rrjetin social “X” (ish-Twitter).