FOTOT/ Të armatosur deri në dhëmbë dhe me automjete ushtarake të blinduara, Kurti nxjerr pamjet nga agresorëve të shtetit në Manastir

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot.

Aktualisht në Manastirin e Banjskës ndodhen sipas autoriteteve kosovare rreth 30 persona të armatosur, që i bëjnë rezistencë policisë së Kosovës, duke hapur zjarr ndaj tyre.

FOTOT/ Të armatosur deri në dhëmbë dhe me automjete

Madje, ata duket se janë të mirëpërgatitur, pasi janë të armatosur deri në ‘dhëmbë’, madje kanë dhe antitank.

Sipas Kurtit, këta nuk duket se janë persona të zakonshëm, por duken si policë apo dhe ushtarakë.

Në fotografi shihen madje dhe kamionë e makina pa targa.

FOTOT/ Të armatosur deri në dhëmbë dhe me automjete

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se: “Ditë e rëndë për vendin tonë se policisë do t’i mungojë një pjestar i përkushtuar ashtu siç do t’ju mungojë familjes. Sulmet e organizuara me armë po vazhdojnë akoma. E dënojmë këtë sulm kriminal. Krimi me mbështetje nga Beogradi, në këtë betejë ne zbatojmë ligjshmërinë në Kosovë.

Të bashkërenduar për tiu përgjijuajr krimit dhe kriminelëve.

Jemi në anën e drejtë. Ju bë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ruajnë maturinë.

Sulmet vazhdojnë, janë rreth 30 persona profesionistë të armatosur ushtarakë janë nën rrehtimin e forcave tona. Së paku 30 ata janë.

Nuk bëhet fjalë për civilë por bëhet fjalë për profesionistë ushtarakë.”

FOTOT/ Të armatosur deri në dhëmbë dhe me automjete