Mashtrimi më i madh i kriptomonedhave, mbi 1600 investitorë zbulohen në Hong Kong

Tetë persona janë vënë në pranga në Hong Kong pasi akuzohen për mashtrim me kriptomonedha nga JPEX, ndërsa janë ngrirë llogari bankare me 150 milion dollarë. Ky  është rasti më i madh i mashtrimit me kriptomonedha ku u kapën 1641 investitorë me fonde prej 1.2 mld dollarësh.

Të arrestuarit përfshijnë influencues të mediave sociale që promovuan shkëmbimin e monedhës JPEX dhe punonjës të JPEX, komunikuan autoritetet. Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee në një konferencë shtypi tha se qeveria do të rrisë informimin mbi këto investime në mënyrë që investitorët të kuptojnë më mirë rreziqet e përfshira dhe se si fuksionojnë platformat, raportojnë mediat e huaja.

Kryeinspektori i lartë i policisë Kung Hing-fun u shpreh se investitorët ishin kryesisht të papërvojë dhe se ishin mashtruar se do të fiton shuma të larta parash. Arrestimet e tetëve pasuan një njoftim javën e kaluar se JPEX ishte i palicensuar dhe nuk kishte autoritet për të operuar platformën e saj të tregtimit të kriptomonedhave në qytet.

Sipas njoftimit disa investitorë ishin ankuar se nuk ishin në gjendje të tërhiqnin asetet e tyre virtuale nga llogaritë JPEX ose se kishin zbuluar se balancat e tyre ishin “reduktuar dhe ndryshuar”.

Policia deklaroi se nuk e kishte përjashtuar mundësinë e arrestimeve të tjera ndërsa hetimet e tyre janë në proces. Nëse dikush jashtë shtetit zbulohet se ka kryer krime në Hong Kong, forcat do t’i ekstradojnë përsëri në Hong Kong, tha Lee Mo-yin, mbikëqyrës në Byronë e Krimit Tregtar.

Hong Kongu kohët e fundit ka nisur të rregullojë sektorin e paqëndrueshëm të kriptomonedhave përmes një regjimi të detyrueshëm licencimi për shkëmbimet e centralizuara, pasi kërkon të zhvillojë në mënyrë të sigurt industrinë e tij të kriptomonedhave dhe të bëhet një qendër globale për këtë sektor.