I nxjerr gishtin e mesit paparacëve, Kim Kardashian qorton të birin shtatë- vjeçar

Stilistja amerikane, Kim Kardashian, ka treguar se është një nënë e rreptë mbas një qortimi që i bëri djalit të saj në rrugë.

Themeluesja e Skims, u tregua e ashpër me të birin kur vuri re se 7-vjeçari ngriti gishtin e mesit drejt paparacëve .

Kim, e veshur me një bluzë pa rripa dhe xhinse me bel të lartë, shihej duke ecur së bashku me djalin e saj dhe një shok të tij pas stërvitjes.

I riu ishte ende i veshur me fanellën e tij të bardhë të basketbollit kur treshja u takuan nga fotografët në parkingun e një restoranti në Ishujt.

Saint qeshi pasi nxori gishtin e mesit, gjë që rezultoi në një qortim nga mamaja e tij, e cila ia mbërtheu fytyrën me dorë.

I nxjerr gishtin e mesit paparacëve, Kim Kardashian qorton të birin

I nxjerr gishtin e mesit paparacëve, Kim Kardashian qorton të birin