Dëmtim i rëndë për yllin e Kroacisë, rrezikon pjesëmarrjen në Europian

Ivan Perisic ka pësuar një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin dhe do të qëndrojë 5-6 muaj jashtë fushave.

Ylli kroat po kalonte një moment të mirë me Tottenhamin dhe dëmtimi erdhi pikërisht atëherë kur nuk duhej.

Siç bëjnë me dije mediat, Perisic është optimist se do të jetë pjesë e “EURO 2024” me Kroacinë, edhe pse nuk duket aspak e lehtë.

Pavarësisht optimizmit të Perisic, pjesëmarrja në kampionatin europian 2024 që do zhvillohet në Gjermani duket shumë e vështirë, thuajse e pamundur.