Dëmtimet/ Maignan mban në ankth Milanin, Loftus-Cheek nuk shqetëson
Fillimisht mesfushori anglez Ruben Loftus-Cheek dhe më pas portieri francez Mike Maignan kërkuan zëvendësim për probleme fizike, teksa padyshim gjendja e këtij të fundit është ajo që shqetëson më shumë.
Bëhet fjalë për një problem muskulor, teksa pritet që të mërkurën paradite të kryhen edhe ekzaminimet e specializuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit, me Piolin që u shfaq i shqetësuar pas ndeshjes.
“Mike ndjeu një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës dhe kërkoi zëvendësim. Ai thotë se është diçka e vogël, por jemi të shqetësuar deri në kryerjen e ekzaminimeve. Gjithsesi Sportiello hyri shumë mirë dhe gëzon besimin tonë”, tha Piolo.
Sa i përket Loftus-Cheek, bëhet fjalë më shumë për një tronditje, teksa që nesër anglezi do të provojë të stërvitet me skuadrën të paktën pjesërisht, për të qenë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Veronës.