Plas tek Manchester United, sherr në dhomat e zhveshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 22:37
Skena të shëmtuara janë regjistruar në dhomën e zhveshjes së Manchester United pas humbjes 1-3 nga Brighton në fundjavë në “Old Trafford”.
“The Sun” raporton se pas duelit të vlefshëm për kampionat në dhomën e zhveshjes, Bruno Fernandes ka folur me zë të lartë me McTominay dhe përveç kësaj ka shpërthyer një sherr edhe mes Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof. Madje është dashur të ndërhyjë trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag që situata e tensionuar të mos dilte nga kontrolli.
Vlen të theksohet se nesër mbrëma, 20 herë kampionët e Anglisë, do të përballen me Bayern Munich në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League. Ndeshja do të startojë në “Allianz Arena” në orën 21:00.
