Kaluan natën në dhomën ‘sekrete’, Xhoana dhe Arlindi tregojnë çfarë ndodhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2023, 08:38
Love Island Albania po transmetohet live në Tv Klan nën moderimin e Luana Vjollcës. Mbrëmja është e mbushur me surpriza ndërkohë që një nga çiftet gjatë javës ka pasur shumë zënka. Bëhet fjalë për Xhoanën dhe Arlindin.
Në klipin që shfaqet gjatë ‘prime’, Xhona i thotë Arlindit:
“Ik o Arlind gjej shoqet se je mësuar me këto laraskat këtu. Nuk jam niveli i Sofielës, si mund të thuash je njësoj me atë.”
Gjatë javës çifti kanë përdorur edhe dhomën që nuk monitorohet nga kamerat dhe ndodhet në një nga ambientet e vilës luksoze.
Arlindi: Nuk ndodhi asgjë, ne kemi respekt për njëri-tjetrin dhe nuk ka ndodhur asgjë në dhomën sekrete.
Xhoana: Arlindi është një mashkull që të respekton dhe të pret deri sa të jesh gati.