Gegaj: Kërkohet qeveri euroatlantike në Malin e Zi, Vuçiç po promovon liderat anti-Perëndim
Në një lidhje Skype me Ora News, deputeti malazez Nikollë Gegaj u shpreh se Komunitetet shqiptare dhe boshnjake janë kundër kërkesave të serbëve që kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai tha se evropianët kërkojnë një qeveri që promovon vlerat evropiane, që nuk anulon pavarësinë e Kosovës dhe dënohen sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.
Gegaj: Komunitetet shqiptare dhe boshnjake janë kundër kërkesave të serbëve që kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe anulimin e njohjes së Kosovës nga ana e Malit të Zi dhe tërheqjen nga NATO. Ata nuk pranojnë as gjenocidin ndaj boshnjakëve. Ata janë me një politikë që nuk janë afirmuese as ndaj pakicave në vend. Promovimi i këtyre liderave vjen direkt nga Vuçiç në Beograd.
Ndërkohë evropianët kërkojnë një qeveri që promovon vlerat evropiane, që nuk anulon pavarësinë e Kosovës dhe dënohen sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Një gjë të tillë e përforcoi edhe Escobar para pak ditësh i cili kërkoi një qeveri me frymë euroatlantike. Nëse Mali i Zi do të jetë para duhet të formojë një qeveri të tillë.
