Spahiu: Asociacioni dhe hapja e ambasadave në Beograd e Prishtinë duhet të bëhen në të njëjtën ditë

Nexhmedin Spahiu, profesor i shkencave politike përmes një lidhje "Skype" foli në Ora News për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Spahiut, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë ngrohur dhe se Rama e ka mbështetur më shumë Serbinë.

"Janë ngrohur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë. Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë përkeqësuar që në momentin kur Kurti ka shkuar të votojë në Shqipëri. Rama e ka mbështetur më shumë Serbinë.

Thelbësore është njohja, vendosja e ambasadave mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton njohjen. Kosova nëse e bën Asociacionin, nuk do njihet nga Serbia. Plani franko-gjerman është dakorduar nga Kurti dhe Vuçiç, duhet zbatuar ky plan", tha ndër të tjera Spahiu.