Djali i “El Chapo” ekstradohet në SHBA, akuzohet për trafik droge dhe vrasje
Djali i bosit famëkeq të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara për akuza të lidhura me trafikun e drogës.
Ovidio Guzman dyshohet se ka udhëhequr së bashku me vëllain e tij kartelin e fuqishëm të Sinaloas, i themeluar nga i ati.
Ovidio akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtareje që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij.
Ai u arrestua në janar pikërisht në shtetin verior të Sinaloas dhe që prej atëherë është mbajtur në paraburgim.
“Ky ekstradim është hapi më i fundit i përpjekjeve të Departamentit të Drejtësisë për të sulmuar çdo aspekt të operacioneve të kartelit”, deklaroi prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland.
Dërgimi i Ovidio Guzman në Amerikë vjen pak ditë pasi bashkëshortja 33-vjeçare e të atit, Emma Coronel, u lirua nga burgu në Shtetet e Bashkuara, pasi ishte dënuar në nëntor të 2021-shit për trafik droge.
Ndërsa vetë El Chapo po shlyen një dënim me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado, për drejtimin e organizatës famëkeqe kriminale.
