Aktivistët e klimës ngjyejnë Portën e Brandenburgut
Pika historike më e rëndësishme e Berlinit, Porta e Brandenburgut, u lye me ngjyrë portokalli nga grupi aktivist i klimës Letzte Generation gjatë një demonstrate mbi krizën klimatike.
"Porta e Brandenburgut është pikë referimi më e famshme e Berlinit dhe, si asnjë monument tjetër në Gjermani, ajo përfaqëson kthesa të mëdha dhe shpresëdhënëse në histori. Jemi këtu, jemi më shumë se kurrë dhe protestën tonë do ta mbyllim vetëm kur të fillojë ndryshimi," tha zëdhënësja e organizatës Marion Fabian, duke shtuar se aktivistët ishin pajisur me spraj të veçantë.
Policia nga ana e saj njoftoi se në vendngjarje ndodhen forca dhe u kryen arrestime.
“Brezi i fundit” u bë i famshëm kur disa muaj më parë anëtarët e tij filluan të bllokojnë qarkullimin në rrugët qendrore duke ngjitur pëllëmbët në asfalt. Veprimi i organizatës po hetohet ndërkohë nga Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa sjellja e saj është dënuar edhe nga të Gjelbrit.
