BE i jep fund kufizimeve të importit për produktet e grurit ukrainas

Komisioni Evropian mbështeti vendimin për t’i dhënë fund kufizimeve të importit për produktet e grurit ukrainas, ndërsa theksoi nevojën për të zhvilluar bisedime për këtë, pasi tri vende të BE-së pritet të kundërshtojnë masën.

Kontrollet mbi grurin ukrainas që kufizuan importet në Bullgari, Hungari, Poloni, Sllovaki dhe Rumani përfunduan në mesnatë, pas një vendimi të komisionit të premten.

Si përgjigje, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia thanë se kishin planifikuar të ruanin kontrollet, nga frika e një tepricë të produkteve të grurit ukrainas dhe rënies së çmimeve.

“Ne kemi nevojë për rrethana të jashtëzakonshme për të justifikuar këtë lloj kufizimi, dhe për momentin shohim se nuk ka asnjë përçarje apo shtrembërim në tregun e këtyre pesë vendeve anëtare”, tha nënkryetari i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis.

“Komisioni do të monitorojë situatën dhe do të ishte i gatshëm të rifillonte kufizimet nëse situata e tregut e justifikon atë”, tha ai gjatë një takimi të ministrave të Financave të BE-së në Santiago de Compostela, Spanjë.

Kontrollet lejuan anëtarët lindorë të BE-së, Hungarinë, Poloninë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Bullgarinë të kufizojnë tregtinë e produkteve të tilla si gruri, misri, farat, luledielli nga Ukraina në tregjet e tyre.

Në të kaluarën, Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së e kanë kritikuar kufizimin si dështim për të treguar solidaritet.

Bullgaria vendosi të heqë kufizimet e importit të enjten.