Qetsori rikthehet në ekran, zbulohet moderatorja që do prezantojë me të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2023, 12:36
Ish-banorët e spektaklit televiziv "BBV" tashmë jemi mësuar ti shohim vazhdimisht në ekrane.
Këtë sezon të ri, Qetsor Ferrunaj ka surprizuar ndjekësit e tij, pas lajmit që do të prezantojë në krah të modratores, Nevina Shtylla.
Nevina dhe Qetsori do të moderojnë “Të bëftë mirë”, një rubrikë gatimi në vende të ndryshme të Shqipërisë. Publiku do të shijojë nga ekrani pjatat tradicionale, por padyshim, nuk do të mungojnë informacionet dhe bisedat e këndshme.
Kjo është hera e parë që Qetsori dhe Nevina moderojnë bashkë, ndaj mbetet të shihet nëse do kenë kimi në bashkë prezantim, apo jo.
