Demi Lovato e thotë hapur: Jam penduar që kam pasur lidhje me burra të moshuar, është e neveritshme

Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato, ka dhënë një intervistë dhe ka folur për jetën e saj personale, për problemet që ka pasur me të atin dhe  për marrëdhëniet e saj me persona më të mëdhenj në moshë se ajo.

Ajo i quajti marrëdhëniet “të neveritshme”, ndërsa krahasoi raportet e saj të mëparshme me atë që ka aktualisht me partnerin Jordan Lutes.

“Tani mund të them me besim se nuk i kam më të gjitha këto probleme që kam pasur me babin”, tha 31-vjeçarja.

Duke parë mbrapa dhe duke reflektuar për marrëdhëniet e saj, ajo deklaroi se tani e ka të “pështirë” të jetë me një mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe.

Lovato vetë aktualisht është në një lidhje të shëndetshme, me një mashkull në moshën e saj, i cili e bëri të kuptojë se çfarë kërkon ajo në të vërtetë.